Yamal tregon favoritin në Ligën e Kampionëve
Y

Yamal tregon favoritin në Ligën e Kampionëve

Futbollisti i Kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal, gjatë një interviste për “MD” ka folur rreth favoritit të UEFA Champions League.

Ylli i Barcelonës thotë se vetëm Liverpooli është favorit më shumë se klubi katalonas.

“Mendoj se vetëm Liverpooli është më shumë favorit sesa ne për ta fituar Ligën e Kampionëve, duke e parë që përfunduan edhe në pozitën e parë”.

“Ne jemi gati për ta fituar atë. Mund të jemi aty”, u shpreh Lamine Yamal.

Kujtojmë se kundërshtarët e mundshëm të Barcelonës janë dy skuadra: Benfica dhe PSG apo Bresti.

Të premten do të hidhet shorti për t’i mësuar ndeshjet e raundit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve

TË FUNDIT