Futbollisti i Malishevës, Drilon Hazrollaj pritet të jetë transferimi i parë te Rapidi i Bukureshtit për sezonin e ardhshëm.
Meidumet rumune kanë raportuar se pronari i Rapidit, Dan Tucu është i vendosur për ta blerë Hazrollajn me të përfunduar sezoni aktual.
Te Rapidi po e shohin Hazrollajn si përforcim të rëndësishëm dhe goditje të ngjashme me Albion Rrahmanin, i cili shpërtheu në Rumani përpara se të transferohet në Çeki.
Skuadra rumune është gati të paguajë të paktën 500 mijë euro për kartonin e Hazrollajt, që ka kontratë me Malishevën deri në qershor të vitit të ardhshëm.



