Është hedhur shorti për çerekfinalen e Kupës së Kosovës
Ë

Është hedhur shorti për çerekfinalen e Kupës së Kosovës

Të mërkurën (18 shkurt) në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është hedhur shorti i çerekfinales së Kupës së Kosovës në futboll, duke përcaktuar çiftet që do të përballen në këtë fazë të garës.

Ndeshja më interesante padyshim që pritet të zhvillohet në Gjakovë, ku rivalët e vjetër, Vëllaznimi dhe Prishtina luftojnë për një vend në gjysmëfinale.

Përballje e fortë pritet të zhvillohet edhe mes dy ekipeve të Superligës së Kosovës, Malisheva dhe Llapi.

Në dy ndeshjet tjera do të luajnë Drenica-Ferizaj dhe Prishtina e Re-Drita, ku ekipet e Superligës për një nuancë janë më favorite.

Faza çerekfinale do të zhvillohet me vetëm një ndeshje dhe do të luhen me datë 26 shkurt.

 

TË FUNDIT