Manchester City po kalon momentin më të vështirë që nga ardhja e Pep Guardiolas në krye të skuadrës.
Por, edhe pas eliminimit nga Champions League, drejtuesit i besojnë trajnerit spanjoll dhe nuk kanë ndërmend ta shkarkojnë.
Por, sipas medias britanike “The Telegraph”, “qytetarët” nuk do të vendosin asnjë pengesë nëse Guardiola vendos të largohet.
Pra, ata e kanë lënë të lirë trajnerin katalonas të vendosë për të ardhmen e tij.



