Shorti në Ligën e Kampionëve, ndeshje “të zjarrta” në 1/8 e finales
S

Shorti në Ligën e Kampionëve, ndeshje “të zjarrta” në 1/8 e finales

Në selinë e UEFA-s, në Nyon të Zvicrës, është hedhur shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

Në raundin e 1/8-tës do të luajnë klube si Club Brugge, Bayern Munich, Benfica, Feyenoord, Borussia Dortmund, Paris Saint-Germain, PSV Eindhoven dhe Real Madrid.

Këto skuadra iu bashkuan Liverpoolit, Barcelonës, ​​Arsenalit, Interit, Atletico Madridit, Bayer Leverkusen, Lille dhe Aston Villa përmes fazës ‘play-off’ të kësaj gare.

Ndeshjet më të zjarrta të kësaj faze janë ato mes Real Madrid-Atletico Madrid, Bayern Munich-Bayer Leverkusen dhe Paris Saint-Germain-Liverpool.

Barcelona, Interi dhe Arsenali ishin skuadra më me fat në këtë short.

Çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve

Club Brugge – Aston Villa
Borussia Dortmund – Lille
Real Madrid – Atletico Madrid
Bayern Munich – Bayer Leverkusen
PSV Eindhoven – Arsenal
Feyenoord – Inter
Paris Saint-Germain – Liverpool
Benfica – Barcelona

TË FUNDIT