Xhiroja e 21-të e Superligës nis me befasi
X

Xhiroja e 21-të e Superligës nis me befasi

Xhiro e 21-të e Superligës së Kosovës në futboll ka nisur sot me një ndeshje që solli befasi.

Në Suharekë u zhvillua ballafaqimi ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit, dy skuadra me objektiva krejtësisht të kundërta, por që përfundoi me barazim 1-1.

Ishin mysafirët ata që kaluan në epërsi në minutën e 45-të me golin e Hysenit, por Ballkanin nga humbja e shpëtoi Stepanenko i cili shënoi për 1-1 në minutën e 65-të.

Me këtë barazim Ballkani mbetet në vendin e dytë me 37 pikë, kurse Feronikeli është i fundit me 11 pikë.

TË FUNDIT