Liderët e dy konferencave vazhdojnë me fitore
L

Liderët e dy konferencave vazhdojnë me fitore

Cleveland ka shënuar një tjetër fitore dhe vazhdon të udhëheqë renditjen e NBA.

Cavaliers fitoi ndaj Memphis  me rezultat 129-123 në  një ndeshje të ekuilibruar. Donovan Mitchell me 33 pikë dhe Evan Mobley me 25 pikë e 13 kërcime u dalluan për skuadrën fituese.

Të njëjtin ritëm ndjek edhe Oklahoma, që udhëheq në Perëndim, duke fituar së fundi në udhëtim te Minnesota me shifrat 130-123. Më i merituari për fitoren ishte Alexander Shai, me 37 pikë.

Fitoi edhe Toronto, 127-109 ndaj Phoenix, ndeshje ku Barrett, Quickley e Boucher realizuan nga 23 pikë secili për kanadezët.

Golden State falë 30 pikëve të Curry mundi Dallasin me 126-106.

Skuadra kampione, Boston, triumfoi 118-105 ndaj New York, takim ku dyshja Tatum-Brown realizuan 49 pikë së bashku.

Milwaukee, falë 28 pikëve të Lillard e 23 të Antetokounmpo, mundi Miamin me rezultat 120-113.

Rezultatet:
Boston – New York 118-105
Golden State – Dallas 126-102
Indiana – Clippers 129-111
Atlanta – Detroit 143-148
Milwaukee – Miami 120-113
Orlando – Washington 110-90
Toronto – Phoenix 127-109
Cleveland – Memphis 129-123
New Orleans – San Antonio 114-96
Minnesota – Oklahoma 123-130

 

TË FUNDIT