Liverpooli fitoi 2-0 kundër Manchester Cityt në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Premier League, duke bërë hap të madh në garën për titull.
Një nga protagonistët kryesorë të sfidës edhe një herë ishte Mohamed Salah, i cili realizoi golin që zhbllokoi ndeshjen dhe asistoi për Szoboszlain.
Sulmuesi egjiptian kaloi “Reds” në avantazh me një goditje të bukur me të majtën, duke shfrytëzuar në mënyrë perfekte një skemë nga goditja e këndit, që befasoi mbrojtjen e “Citizens”.
Salah barazon rekordin e Messit, të arritur 10 vjet më parë
Salah arriti kuotën e 30 golave në 38 ndeshje sezonale, duke konfirmuar edhe një herë se është një “armë vdekjeprurëse” në duart e trajnerit Arne Slot. Ai ka regjistruar gjithashtu 20 asistime këtë sezon.

Pra, sërish gol dhe asistim për ish-sulmuesin e Romës dhe Fiorentinës. Kjo është hera e 11-të në këtë edicion të Premier League që Salah arrin të shënojë dhe të asistojë në të njëjtën ndeshje.
Sipas “Opta”, lojtari i fundit që e ka arritur këtë statistikë në pesë ligat më të mira europiane ishte Lionel Messi në sezonin 2014-2015.



