Janë luajtur shtatë ndeshjet e radhës në NBA dhe më interesante ishte ajo mes LA Lakers dhe Dallas, natyrisht sepse Luka Doncic luajti kundër ish-klubit të tij.
Ylli slloven i cili praktikisht u dëbua nga Dallas në mënyrë joprofesionale, ishte jashtëzakonisht i motivuar për t’i treguar menaxherit të përgjithshëm Nic Harrison se e kishte gabim dhe në fund e përfundoi ndeshjen me një triple-double dhe i dha Lakersave fitoren me tetë pikë diferencë 107:99.
Doncic e mbylli ndeshjen me 19 pikë, 15 kërcime dhe 12 asistime, ndërsa i shkëlqyer ishte edhe LeBron James me 27 pikë dhe 12 kërcime.
Kyrie Irving shënoi 35 pikë për Dallasin, por as kjo nuk i mjaftoi skuadrës së tij për të fituar.
Golden State pësoi disfatë të rëndë ndaj Charlotte me rezultat 128:92, ndërkohë Boston Celtics triumfuan në udhëtim te Toronto Raptors 101:111.
Rezultatet:
Boston – Toronto 111:101
Cleveland – Orlando 122:82
Phoenix – Memphis 148:151
Milwaukee – Houston 97:100
San Antonio – New Orleans 103:109
Dallas – Lakers 99:107
Charlotte – Golden State 92:128



