Drenica ka shkaktuar befasi, duke e eliminuar Ferizajn pas fitores 1:0 dhe njëherësh duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Kuqezinjtë kaluan në epërsi vetëm pas 12 minutave lojë, kur Mohamed Fofana shënoi me kokë pas asistimit perfekt të Kreshnik Ukës.
Mysafirët patën rast me Betim Haxhimusën, por goditja e tij u bllokua.
Në këtë mënyrë, 45 minutat e para u mbyllën me epërsinë minimale të vendasve 1-0.
Ferizaj në pjesën e dytë u hodh në sulm për të gjetur golin e barazimit.
Më pas, Drenica mbeti me 10 futbollistë në fushë, kur mesfushorin Auron Hamiti mori brenda dy minutave dy të verdhë dhe u përjashtua nga loja.
Ferizaj krijoi disa raste, por pa e arritur golin e barazimit.
Deri në fund gola më nuk pati dhe Drenica arriti të shkaktojë befasinë e madhe duke eliminuar Ferizajn dhe duke kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Të njëjtin sukss e ka arritur edhe Llapi, pas fitores me 1:0 në udhëtim te Malisheva.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat krijuan raste, por vetëm mysafirët arritën ta tundin rrjetën.
Goli i vetëm në këtë pjesë u shënua në minutat shtesë dhe ishte sulmuesi Ardit Tahiri, i cili shënoi për epërsinë 1-0.
Në pjesën e dytë, u zhvillua përsëri lojë e hapur dhe me raste nga të dyja skuadrat, por pa konkretizim.
Kështu, pas 90 minutave lojë, Llapi mori një fitore të madhe 1-0, fitore e cila e kualifikon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.



