Prishtina e Llapi mbyllin javën e 22-të
P

Prishtina e Llapi mbyllin javën e 22-të

Prishtina është mikpritëse e Llapit në ndeshjen që zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, e cila është e fundit e javës së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja nis në orën 20:00, nën ndriçimin e reflektorëve.

Dueli mes Prishtinës dhe Llapit parashikohet të jetë interesant, pasi pikët janë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat.

Prishtina po lufton për të vazhduar ‘luftën’ për një vend që dërgon në garat evropiane sezonin e ardhshëm, teksa llapjanët po synojnë ikjen nga zona e rënies.

Kryeqytetasit aktualisht kanë 29 pikë dhe gjenden në pozitën e pestë në tabelë, teksa skuadra nga Podujeva është e parafundit me 22 pikë të grumbulluara pas 21 xhirosh.

TË FUNDIT