Oklahoma vazhdon dominimin në Perëndim
O

Oklahoma vazhdon dominimin në Perëndim

Oklahoma është e pakapshme në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit. Skuadra kryesuese së fundi fitoi ndaj Houston me rezultat 137-128, ndeshje në të cilën i jashtëzakonshëm ishte Alexander Shai, autor i 51 pikëve.

Portland fitoi në udhëtim te Philadelphia me shifrat 119-102, sfidë ku u dallua Anfernee Simons me 34 pikë.

Rikthehet te fitorja Golden State, që mundi 119-101 Charlotte. Hield me 22 pikë e Curry me 21 pikë u dalluan për Warriors, që hyjnë në zonën play off.

Fitore të rëndësishme për renditje korri Detroit, që mundi 134-106 Utah Jazz, ku vendimtar ishte Cunningham me 29 pikë.

Zhgënjeu Dallas, që u mund 122-98 në fushën e saj nga Sacramento. Të gjithë titullarët e ekipit mysafir realizuan mbi 13 pikë.

Fitoi edhe Miami, 106-90 ndaj Washington, ndeshje ku u dallua Adebayo me 19 pikë, ndërsa Atlanta fitoi në sekondat e fundit 132-130 ndaj Memphis.

Rezultatet:
Charlotte – Golden State 101-119
Philadelphia – Portland 102-119
Miami – Washington 106-90
Memphis – Atlanta 130-132
Oklahoma – Houston 137-128
Dallas – Sacramento 98-122
Utah Jazz – Detroit 106-134

TË FUNDIT