Tare afër hapit të madh në karrierën si drejtor sportiv
T

Tare afër hapit të madh në karrierën si drejtor sportiv

Igli Tare mund t’i japë fund pushimeve së shpejti. Ish-sulmuesi shqiptar është gati për të nisur një tjetër histori suksesi në Serie A. Sipas Gianluca Di Marcios, Tare është kandidati më i favorizuar për t’u emëruar drejtor sportiv i Milanit.

Kardinale ka zhvilluar një takim kokë më kokë me secilin prej Bertas, Paraticit dhe Tares. Pas takimeve të zhvilluara, duket se ish-drejtori sportiv i Lazios ka bindur më tepër drejtuesit e Milanit. Mbetet për t’u parë nëse do të kemi një zyrtarizim të marrëveshjes në ditët në vijim.

TË FUNDIT