Shorti i gjysmëfinales së Kupës, përballen Prishtina e Drita
S

Shorti i gjysmëfinales së Kupës, përballen Prishtina e Drita

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Katër skuadrat që kanë arritur deri në këtë fazë, Drita, Prishtina, Llapi dhe Drenica synojnë ta fitojnë trofeun e çmuar.

Padyshim që dueli kryesor do të zhvillohet mes dy skuadrave të mëdha Prishtina dhe Drita.

Ndërkohë sfida tjetër është ajo mes Llapit dhe Drenicës.

Nga kjo fazë e garave ndeshjet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje. Ndeshjet e para zhvillohen më 9 prill dhe ato të kthimit më 23 prill.

Fituesi i Kupës së Kosovës do të sigurojë plasmanin në rrethin e parë të Ligës së Evropës.

TË FUNDIT