Lakers vazhdon me fitore, Cleveland siguron play-off-in
L

Lakers vazhdon me fitore, Cleveland siguron play-off-in

Vijon momenti i mirë në NBA për Lakers, që së fundi mposhti New Orleans me rezultat 136-115, duke shënuar fitoren e shtatë radhazi.

LeBron James me 34 pikë e Luka Doncic me 30 pikë e 15 asistime shkëlqyen për kalifornianët.

Fitore në sekondat e fundit për Toronton, që mundi Orlandon me shifrat 114-113, ndeshje ku u dallua RJ Barrett me 21 pikë, ndërsa 41 pikët e Paolo Banchero mbetën për statistikë.

Phoenix falë 34 pikëve të Kevin Durant mposhti  Clippers, 119-117.

Edhe Golden State po ngjit shkallët në renditje, duke mposhtur  New York me rezultat 114-102. Stephen Curry me 28 pikë ishte lider për Warriors.

Në udhëtim fitoi edhe Milwaukee, që mundi Atlanta 127-121. Antetokounmpo realizoi “triple double”, me 26 pikë 12 kërcime e 10 asistime.

Cleveland bëhet skuadra e parë që siguron një vend në play off, duke mundur Chicagon 139-117. Donovan Mitchell me 28 pikë e Jarrett Allen me 25 pikë ishin liderë në fushë.

Rezultatet:
Indiana – Houston 115-102
Orlando – Toronto 113-114
Atlanta – Milwaukee 121-127
New York – Golden State 102-114
Chicago – Cleveland 117-139
Minnesota – Philadelphia 126-112
San Antonio – Brooklyn 127-113
Phoenix – Clippers 119-117
Lakers – New Orleans 136-115

TË FUNDIT