Vasseur optimist për Ferrarin
V

Vasseur optimist për Ferrarin

Pas testeve të kryera gjatë javës së kaluar, në Formula 1 ka filluar numërimi mbrapsht për sa i përket fillimit të sezonit të ri.

Gara e parë sezonale është më 16 mars, në pistën e Melburn, në Australi.

Pothuajse të gjithë janë pajtuar se McLaren është në “pole position” për fillimin e kampionatit, me Ferrarin që ndjek ekipin britanik, ashtu sikurse ndodhi në Kampionatin Kotëror të konstruktorëve në vitin 2024.

Gjithsesi, Frederic Vasseur, drejtori sportiv i “kokëkuqes”, shpreson në një rezultat ndryshe. Ai foli për sezonin që pritet të nisë.

“Ndjesia është pozitive, të paktën pas asaj që mundëm të përjetonim në testet në Bahrein”.

“Tani vetëm presim të nisemi për në Australi ku do të kemi reagimet e para. Do të jetë një sezon interesant, pasi diferencat janë të vogla dhe makina që do të përshtatet më mirë me pistën do të ketë një avantazh për ta fituar garën”, tha Vasseur.

TË FUNDIT