Liga e Kampionëve vazhdon edhe sot (e mërkurë) me katër ndeshjet e radhës të fazës së 1/8-tës së finales, që pritet të jenë shumë interesante.
E tillë është ndeshja mes Paris Saint-Germain dhe Liverpool, e cila luhet në ‘Parc des Princes’ nga ora 21:00.
Ndeshje e fortë pritet të zhvillohet edhe në ‘Allianz Arena’, ku Bayern Munichu pret rivalin lokal, Bayer Leverkusen, në të njëjtin orar.
Përballja tjetër e zjarrtë nga ora 21:00 pritet të jetë ajo Benfica – Barcelona, e cila do të luhet në ‘Estadio da Luz’.
Takimi i parë i mbrëmjes dhe i vetmi nga ora 18:45 do të jetë ai në mes të Feyenoordit dhe Interit që do të zhvillohet në ‘De Kuip’.
Ndeshjet kthyese janë paraparë të zhvillohen pas një jave apo më saktë me datën 11 mars.



