Mbrëmja e djeshme në Ligën e Kampionëve duket se ishte e portierëve. Pas Alisson Becker të Liverpoolit, një tjetër gardian magjepsi me performancën e tij.
Bëhet fjalë për Wojciech Szczesny të Barcelonës, i cili zhvilloi një paraqitje fenomenale ndaj Benficas, duke bërë plot 8 pritje, në triumfin 1-0 ndaj portugezëve.
Polaku vendosi një rekord, teksa kurrë më parë nuk kishte ndodhur që një portier i Barcelonës të bënte 8 pritje dhe mos pësonte gol në Champions, që nga viti 2003-2004.
Duket theksuar se Wojciech Szczesny është kthyer nga pushimi, pasi kishte vendosur të përfundojë karrierën.



