Nesër zhvillohet një, ndërsa të shtunën e të dielën nga dy ndeshje të xhiros së 23-të në Albi Mall Superligën e Futbollit të Kosovës.
Javën e hapin Ferizaj e Suhareka, në një përballje që pritet të jetë me shumë rivalitet.
Të shtunën do të zhvillohen dy super derbi. Llapi në krizë të rezultateve e pret Dritën në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Ndërkohë ndeshje spektakolare pritet të zhvillohet edhe në Suharekë, ku Ballkani takohet me Prishtinën.
Xhiro e 23-të mbyllet me dy ndeshje që luhen ditën e diel, ku Gjilani pret Feronikelin ’74, derisa Dukagjini takohet me Malishevën.
Të gjitha ndeshjet e xhiros së 23-të fillojnë nga ora 14:00.



