Besnik Hasi nuk është më trajneri i Kv Mechelen. Lajmi është bërë i ditur nga klubi belg, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Shkak për këtë vendim janë bërë rezultatet e dobëta, me palët që kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin.
Kujtojmë se Hasi u emërua në krye të kësaj skuadre në nëntor 2023, pas shkarkimit të Steven Defour.
Trajneri shqiptar e ka drejtuar Mechelen në 56 sfida, me ekipin që ka marrë mesatarisht 1.45 pikë për ndeshje.



