LA Lakers ka shënuar fitoren e tetë radhazi, ndërsa së fundi ka mposhtur New York me rezultat 113-109. Fituesi u përcaktua vetëm pas kohës shtesë. Me këtë fitore Lakers përforcohet në pozitën e dytë në Konferencën e Perëndimit.
Luka Doncic me 32 e LeBron James me 31 pikë bënë diferencën në fushë për kalifornianët, duke i bërë të pavfleshme 39 pikët e Brunson për nju-jorkezët.
Fitore të lehtë korri Boston, që mban vendin e dytë në Lindje, Celtics fitoi 123-105 ndaj Philadelphia, ku Jayson Tatum me 35 pikë ishte lider.
Në udhëtim fitoi Houston, që mundi 109-97 New Orleans, ndeshje ku tre lojtarë të ekipit teksan realizuan mbi 20 pikë.
Në sekondat e fundit fitoi Chicago, që mundi 125-123 Orlando, ndeshje ku spikati Coby White, autor i 44 pikëve.
Atlanta falë 50 pikëve të ardhura nga lojtarët e bankinës, mundi 124-119 Indianan, ndërsa Golden State triumfoi 121-119 ndaj Brooklyn, ndeshje ku u dallua Stephen Curry me 40 pikë.
Rezultatet:
Orlando – Chicago 123-125
Atlanta – Indiana 124-118
Boston – Philadelphia 123-105
Brooklyn – Golden State 119-121
New Orleans – Houston 97-109
Lakers – New York 113-109



