Ferizaj arkëtoi tri pikë të rëndësishme
F

Ferizaj arkëtoi tri pikë të rëndësishme

Ferizaj ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Suharekës në kuadër të javës së 23-të në elitën e futbollit kosovar.

Vendasit kaluan në epërsi qysh në minutën e 13-të përmes Albion Kurtaj i cili realizoi për 1-0 nga penalltia.

Në çastet e fundit të pjesës së parë, Ferizaj e shtoi epërsinë në 2-0, me golin e Edon Sadriut.

Suhareka “u kthye në lojë” në minutën e 77-të përmes Mevlan Zekës për të ngushtuar diferencën në 2-1, por megjithatë nuk ia dolën ta shmangin humbjen.

Kjo pasi Ferizaj ia doli të shënojë edhe një herë tjetër në minutën e 86-të përmes Marko Musolin për rezultatin përfundimtar 3-1.

Me këtë fitore Ferizaj shkon në kuotën e 29 pikëve dhe mban pozitën e gjashtë në tabelë, teksa Suhareka renditet një pozitë më poshtë me 26 sosh.

TË FUNDIT