Pesë futbollistët më të paguar te Real Madridi – shifrat
P

Pesë futbollistët më të paguar te Real Madridi – shifrat

Ani pse Kulian Mbappe nuk i kushtoi Real Madridit asnjë cent, bonusi i tij i nënshkrimit së bashku me pagën që merr, e bëjnë atë njërin ndër lojtarët më të paguar në La Liga.

Nënshkrimi për Real Madridin me një kontratë pesë vjeçare, bëri që Mbappe të bëhet lojtari më i paguar i klubit me diku rreth 500 mijë euro në baza javore dhe me një pagë vjetore mbi 25 milionë euro.

Nuk vjen si një befasi që reprezentuesi francez është lojtari më i paguar tek Real Madridi, sidoqoftë, lojtari i dytë më i paguar i klubit vjen në fakt si një befasi.

David Alaba përfiton 18 milionë euro, i ndjekur pas nga Jude Bellingham në vendin e tretë dhe Vinicius në të katërtin, që të dy me paga të barabarta.

Pesëshen më të paguar tek klubi madrilen e kompleton uruguaiani Federico Valverde, i cili konsiderohet si një kapiten i së ardhmes nga tifozët.

Pesë lojtarët më të paguar tek Real Madridi:

TË FUNDIT