Mohamed salah është duke kaluar formën më të mirë në karrierën e tij, por njëkohësisht duke i shqetësuar tifozët e Liverpoolit.
Sipas raportimeve të shumta ditëve të fundit, Salah ka vendosur mos ta rinovojë kontratën me “Të Kuqtë”.
Ndonëse shumë klube kanë shprehur interesim për të nënshkruar me të, besohet se PSG-ja është favoriti kryesor për të siguruar shërbimet e tij.
Klubi parisien e ka përcjellë tash e disa kohë situatën e tij dhe tashmë duket se e kanë bindur t’i bashkohet klubit gjatë verës së këtij viti.
Me largimin e Kylian Mbappes, PSG po kërkon një lider të ri në sulm, me Salah që do të formonte një treshe të rrezikshme me Ousmane Dembele dhe Bradley Barcola, duke mos harruar edhe Khvicha Kvaratskhelia.

Në anën tjetër, Liverpooli ka tentuar disa herë ta bindë egjiptianin për ta nënshkruar kontratën e re, por ka dështuar.
Edhe Arabia Saudite ka shprehur interesim konkret, duke i ofruar shuma të mëdha egjiptianit, por ky i fundit dëshiron të mbetet ende në Evropë.



