Drita ka shënuar fitore që mund jetë përcaktuese për titullin e kampionit, duke mposhtur rivalin e drejtpërdrejtë, Ballkanin, me rezultat 2-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t në elitën e futbollit kosovar.
Pjesa e parë u zhvillua kryesisht me duele në mesfushë, por pa prodhuar në ndonjë rast aksion të rrezikshëm për gol.
Gjërat për Ballkanin u vështirësuan në pjesën e dytë kur në minutën e 64-t mbetën me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Gentrit Halilit.
Pas këtij momenti Drita e shfrytëzoi avantazhin numerik në fushë, duke filluar sulmet në drejtim të portës së Ballkanit.
Në minutën e 77-të, Veton Tusha bëri një gjuajtje e cila kaloi nëpërmjet një grumbulli lojtarësh dhe në fund përfundoi në portë për 1-0.
Për të vulosur përfundimisht fitoren e Dritës u përkujdes Kastriot Selmani i cili në minutën e 89-të për rezultatin 2-0.
Pas kësaj fitoreje Drita shkon në kuotën e 53 pikëve të grumbulluara, ndërsa Ballkani numëron 38 sosh.



