Prishtina ka “harruar” të fitojë, mposhtet nga Dukagjini
P

Prishtina ka “harruar” të fitojë, mposhtet nga Dukagjini

Prishtina ka vazhduar me rezultate zhgënjyese, ndërsa të mërkurën është mposhtur si vendëse nga Dukagjini me rezultat 0-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë nga të dyja skuadrat, por me vetëm mysafirët që gjeten rrugën e rrjetës.

Goli i vetëm u shënua në minutën e 18-të me anë të Altin Mërlakut, i cili shënoi për 0-1 pas një gabimi të dyfishtë, nga Ardi Ajdini e pastaj nga Ardit Nika.

Në pjesën e dytë, Prishtina u hodh e gjitha në sulm duke tentuar golin e barazimit, por pa sukses dhe ndeshja përfundoi me fitoren e Dukagjinit 1-0.

Pas kësaj fitore, Dukagjini renditet në pozitën e shtatë me 31 pikë, po aq sa Prishtina e gjashta.

Në ndeshjen e ardhshme, klinasit e presin Dritën, teksa prishtinasit udhëtojnë te Gjilani.

TË FUNDIT