Oklahoma ka shënuar fitore të rëndësishme në fushën e rivalit, Boston, me shifrat 118-112, duke mbrojtur kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit.
Ndeshje e ekuilibruar deri në fund, ku vendimtar ishte Alexander Shai me 34 pikë, mbështetur edhe nga Holmgren me 23 pikë.
Clippers fitoi në udhëtim te Miami me rezultat 119-104. Treshja Bogdanovic-Zubac-Harden realizoi 80 pikë, duke bërë diferencën në fushë.
Zhgënjeu Denver që u mund 115-94 në shtëpi nga Minnesota. Për mysafirët u dalluan Edwards me 29 e Randle me 25 pikë.
Fitoi edhe San Antonio, që mundi 126-116 Dallas, duke shpresuar për një vend në play off. De’Aron Fox me 32 pikë ishte lider në fushë.
Houston falë 29 pikëve të Jalen Green, mundi 111-104 Phoenix, ndërsa Atlanta triumfoi 123-110 ndaj Charlotte, ndeshje ku u dallua Trae Young me 35 pikë.
Rezultatet:
Atlanta – Charlotte 123-110
Boston – Oklahoma 112-118
Toronto – Philadelphia 118-105
Houston – Phoenix 111-104
Memphis – Utah Jazz 122-115
iami – Clippers 104-119
San Antonio – Dallas 126-116
Denver – Minnesota 95-115
Portland – New York 113-114



