Pasi i ndau rrugët dje me trajnerin Mirel Josa, Vëllaznimi njoftoi sot se e ka emëruar për trajner Xhengis Rexhepin.
“Mirësevjen Xhengis Rexhepi! Me kënaqësi ju njoftojmë që KF Vëllaznimi ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur Xhengis Rexhepi. Rexhepi nga sot e ka filluar detyrën e shefit të shtabit teknik në klubin kuqezi. Xhengis Rexhepi një emër i njohur në futbollin shqiptar, me një përvojë të jashtëzakonshme dhe një vizion të qartë për të vazhduar me KF Vëllaznimin. Klubet e mëparshme: Sivasspor, KF Llapi, KF Dukagjini, KF Liria, KF Feronikeli dhe KF Trepça’89”, njofton klubi gjakovar.
Vëllaznimi ka mbetur paksa prapa në “luftën” për t’u rikthyer në Superligë, ndërsa me Rexhepin në krye kuqezinjtë synojnë ta arrijnë objektivin që ia kanë vënë vetes.



