Suhareka fiton derbin e të rrezikuarve
S

Suhareka fiton derbin e të rrezikuarve

Suhareka ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Feronikelit 74, në ndeshjen e fundit të xhiros së 24-t në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Ishte kjo përballje e dy skuadrave që gjendeshin në dy pozitat e fundit, por që pas kësaj fitoreje, Suhareka është ngjitur në pozitën e tetë.

Eneid Kodra në minutën e 15-të shënoi golin e epërsisë  për Suharekën, 1-0. Në minutën e 59-të Liridon Fetahaj shënoi për 2:0, ndërsa golin e vetëm për skuadrën nga Drenasi e shënoi kapiteni Lavdim Zumberi.

Suhareka tashmë ndodhet në kuotën e 29 pikëve, ndërsa në pozitën e nëntë ka zbritur Llapi me 26 pikë, kurse Feronikeli 74 në vendin e fundit me 13 pikë.

TË FUNDIT