Opta parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve
O

Opta parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve është futur në fazën më të nxehtë të saj. 8 skuadra do të përplasen për një qëllim. Ai për të shkuar në mbrëmjen e 31 majit në finalen e madhe të Mynihut.

Por pyetja që me të drejtë lind tashmë është: Kush janë favoritët për të ngritur trofeun e UEFA Champions League 2024-25? Tashmë kanë mbetur vetëm 8 skuadra në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube dhe për përcaktuar rruga drejt finales së madhe të Mynihut.

Me eleminimin e favoritit Liverpool, në raundin e 1/8 Superkompjuteri i Opta-s ka bërë parashikimet, duke llogaritur shanset e secilës prej tetë skuadrave të mbetura në lojë për të triumfuar në këtë edicion të Champions League.

Pas eliminimit të Redsave, hierarkia e favoriteve për të ngritur lart trofeun me “veshë të mëdhenj” ka ndryshuar, pasi tashmë favoritja kryesore për të fituar turneun është Barcelona me 20.4%, e ndjekur nga PSG-ja me 19.3%. Arsenali me 16.8% dhe Interi me 16.4% janë skuadrat që pasojnë.

Opta

Ajo që bie në sy është përqindja e shanseve të kampionëve në fuqi të Real Madrid, që sipas Optas do ta kenë thuajse të pamundur përsëritjen e suksesit të një sezoni më parë, teksa renditen vetëm në vendin e 5, me 13.6 % për ta fituar.

Parashikimet e OPTA-s kanë ngjallur edhe debate të shumta në rrjetet sociale  me tifozët që përgjithësisht nuk bien dakord me këto prognoza, teksa më së shumtia janë tifozët e Real Madrid dhe ata të Bayern të Munichut, të cilët parashikojnë se skaudrat e tyre kanë të gjithë potencialin për të shkuar deri në fund të këtij kompeticioni.

TË FUNDIT