Broja, sinjale pozitive para ndeshjeve të marsit
B

Broja, sinjale pozitive para ndeshjeve të marsit

Armando Broja mund të jetë pjesë e listës së Shqipërisë për dy ndeshjet e muajit mars, në eliminatoret e Botërorit, ndaj Anglisë dhe ndaj Andorrës.

Mediat angleze raportojnë se futbollisti shqiptar e ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe pritet të grumbullohet nga Everton për ndeshjen ndaj West Ham.

Një sinjal pozitiv ky, që vjen vetëm pak ditë para ndeshjes së Shqipërisë me Anglinë. Stafi teknik i Kombëtares po diskuton me atë të Everton, për të parë mundësinë e grumbullimit te Shqipëria.

Të gjitha dilemat do të shuhen të shtunën, nga trajneri Sylvinho që do të publikojë listën dhe do të japë detaje për Brojën.

TË FUNDIT