Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshjet e play-off-it të Ligës së Kombeve me Islandën, ndërsa në prag të tyre, përzgjedhësi Franco Foda është paraqitur në një konferencë për media.
Ai ka prekur tema të ndryshme duke theksuar edhe mungesat për shkak të lëndimeve.
Tutje ai gjithashtu ka folur edhe për kundërshtarin, duke thënë se e kanë studiuar atë dhe se shanset për të kaluar tutje janë 50-50.
“I kemi disa mungesa, tani duhet të gjejmë zgjedhje të reja. E kemi studiuar Islandën, është intensive, agresive, ka lojtarë të mirë. Shpresoj shumë që të fitojmë në shtëpi. Duhet të bëjmë intensitet të shtuar në lojë dhe ta zbatojmë lojën tonë”.
“Islanda është një kundërshtar i fuqishëm, shanset janë 50 me 50. Nëse fitojmë në shtëpi, do ta kemi një përparësi”.
“Është e rëndësishme të kemi paraqitje të mirë në fushë, të paraqitemi si ekip i përbashkët, të tregojmë mendësi të fortë, ta përkrahim njëri-tjetrin në fushë dhe kështu mund të arrihet deri tek fitorja”, ka thënë Foda.
Kujtojmë se ndeshja e parë ndaj Islandës do të luhet më 20 mars në ‘Fadil Vokrri’ teksa ajo e kthimit tri ditë më vonë (23 mars)



