Lakers duket se e ka kaluar krizën e javës së kaluar, duke korrur fitoren e dytë radhazi. Kalifornianët mundën 125-109 San Antonio, ndeshje ku Reaves realizoi 30 pikë e Doncic 21. Për Lakers vijon të mungojë LeBron James.
Ndalet Golden State, që u mund 114-105 në fushën e saj nga Denver. Aaron Gordon me 38 pikë ishte lider për Nuggets.
Zhgënjeu sërish Miami, që u mund 116-95 nga New York, ndeshje ku u dallua Mikal Bridges me 28 pikë.
Pas kohës shtesë fitoi Indiana, që mundi 132-130 Minnesotan si mysafire. 8 lojtarë të Indianas realizuan mbi 10 pikë, ku shkëlqeu Obi Toppin me 34 pikë.
Pa probleme fitoi Phoenix, që falë 27 pikëve të Kevin Booker mundi 129-89 Toronton.
Në kohën shtesë fitoi Houston, 144-137 ndaj Philadelphia, ku Green dhe Smith realizuan nga 30 pikë secili.
Rezultatet:
New York – Miami 116-95
Houston – Philadelphia 144-137
Minnesota – Indiana 130-132
New Orleans – Detroit 81-127
Utah Jazz – Chicago 97-111
Golden State – Denver 105-114
Phoenix – Toronto 129-89
Portland – Washington 112-97
Sacramento – Memphis 132-122
Lakers – San Antonio 125-109



