Blerand Hasanaj sërish në shtigjet e garave
B

Blerand Hasanaj sërish në shtigjet e garave

Blerand Hasanaj padyshim është ndër garuesit më atraktiv në auto sportin e Kosovës.

Pas një mungese bukur të gjatë, Blerandi sivjet do të kthehet në gara në disiplinën malore, që gjithsesi është lajm i mirë jo vetëm për të, por për të gjithë dashamirët e auto sportit kosovar.

“Po, sivjet do të kthehem në gara. Do të garoj me veturën Audi S3 4×4. Më ka munguar shumë pjesëmarrja në gara, por kjo nuk ka ndodhur me dëshirën time. Gjithsesi, duke iu falënderuar sponsorëve: Besa Security, Marimanga, AMK Automotive, Exfis dhe Greensteam, por edhe shoqërisë time që gjithmonë më kanë përkrahur, unë sërish do të jem në shtigjet e garave dhe mezi po e pres fillimin e kampionatit”, është shprehur fillimisht Blerandi.

Si gjithmonë, synimet e tij janë ambicioze, madje edhe atëherë kur garon në kushte jo shumë të barabarta me të tjerët.

“Unë gjithmonë synoj rezultate të mira dhe kështu do të jetë edhe sivjet. Tashmë jemi në përgatitjet e fundit dhe shpresoj që sa më shpejt të jem gati për gara”, ka shtuar Hasanaj, për faqen zyrtare të FASK-ut në Facebook.

Gjatë karrierës së tij Blerandi ka fituar gara e tituj kampioni dhe me të drejtë pritet që edhe sivjet ta shohim në podiumin e fituesve.

 

TË FUNDIT