Skuadra kryesuese në NBA, Cleveland, e ka pësuar humbjen e dytë me radhë, këtë herë duke u mposhtur nga Clippers me rezultat 119-132.
Ndeshje e komanduar nga kalifornianët, ku u dallua Kawhi Leonard me 33 pikë, mbështetur edhe nga Ivica Zubac me 28 pikë e 20 kërcime.
Fitore të rëndësishme korri Golden State, që falë 24 pikëve të Jimmy Butler mundi 104-93 Milwaukee.
Pavarësisht humbjes, Bucks siguroi zyrtarisht kualifikimin në fazën play off në Konferencën e Lindjes.
Pa problem fitoi Boston, që mundi 104-96 Brooklyn, ndeshje ku diferencën e bëri Porzingis, autor i 25 pikëve dhe 13 kërcimeve.
Ndërsa, Atlanta mundi 134-102 Charlotte, sfidë ku diferencën e bëri Trae Young, autor i 31 pikëve.
Rezultatet:
Charlotte – Atlanta 102-134
Boston – Brooklyn 104-96
Golden State – Milwaukee 104-93
Clippers – Cleveland 132-119



