Oklahoma e ka marrë kreun e renditjes në NBA pas fitores 133-100 ndaj Philadelphias. Ndeshje e komanduar nga vendasit, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë. Aaron Wiggins me 26 pikë ishte më i miri në fushë.
Humbja e tretë radhazi për Cleveland, që u mund 123-119 nga Sacramento, por mbron kreun e renditjes në Lindje. DeRozan me 27 pikë ishte lider për Sacramento, ndërkohë që Cavaliers duket se kanë hyrë në një krizë rezultatesh.
Fitorja e tretë radhazi për Lakers, që mundën 120-108 Denver, një përballje mes dy ekipesh pretendente në Perëndim. Luka Doncic me 31 pikë u dallua në fushë, mbështetur edhe nga Reaves me 22 pikë.
Tjetër humbje për Miamin, që u ndal 116-113 nga Detroit. Të gjithë titullarët e Pistons realizuan mbi 10 pikë.
Rezultatet:
Indiana – Dallas 135-131
Orlando – Houston 108-116
Miami – Detroit 113-116
Minnesota – New Orleans 115-119
Oklahoma – Philadelphia 133-100
San Antonio – New York 120-105
Utah Jazz – Washington 128-112
Lakers – Denver 120-108
Phoenix – Chicago 127-121
Portland – Memphis 115-99
Sacramento – Cleveland 123-119



