Portieri Arijanet Muric ishte heroi i fitores së Përfaqësueses së Kosovës ndaj Islandës me rezultat 2-1, në ndeshjen e parë të play-off-it të Ligës së Kombeve.
Muric bëri disa pritje të shkëlqyeshme dhe ishte lojtari i ndeshjes.
Ai mendon se dilema rreth fituesit ka mundur të mbyllet më herët.
“Mendoj se është kënaqësi t’i dërgojmë tifozët në shtëpi me buzëqeshje. Kemi mundur ta mbyllim ndeshjen më herët. Por, jemi të lumtur me fitoren. Kemi luajtur mirë në përgjithësi dhe kjo është e rëndësishme”, është shprehur Muric.
“Ajo që kemi treguar sot është se kemi skuadër që po zhvillohet shumë. Kemi mundësi të mira për të avancuar në Ligën B”, ka deklaruar portieri Muric.
Në fund, Kosova fitoi 2-1, duke mar një fitore të rëndësishme para ndeshjes kthyese që zhvillohet të dielën në Murica të Spanjës.



