Hamilton më i shpejti në kualifikueset e garës sprint në Kinë
H

Hamilton më i shpejti në kualifikueset e garës sprint në Kinë

Lewis Hamilton do ta nisë nga vendi i parë garën sprint që do të zhvillohet mëngjesin e së shtunës në Kinë. Piloti britanik i Ferrarit dha sot kohën më të shpejtë, 1:30:849, duke lënë pas Max Verstappen me Red Bull.

Një paraqitje e shkëlqyer e “kokëkuqes”, që ishte krejt ndryshe nga makina e një jave më parë në Australi.

Në vendin e tretë u rendit Oscar Piastri me McLaren, ndërsa në vendin e katërt u rendit Charles Leclerc me makinën tjetër Ferrari.

Në vendin e pestë u rendit George Russell me Mercedes, që la pas Lando Norris (i gjashti), fitues i garës së parë.

Në “top 10” më të mirët u gjendën edhe Kimi Antonelli, Yuki Tsunoda, Alexandre Albon e Lance Stroll.

TË FUNDIT