Humbja e tretë radhazi për Lakers
H

Humbja e tretë radhazi për Lakers

Vijon sezoni me rënie-ngritje i Lakers, që pësuan humbjen e tretë radhazi, pasi u mundën 118-106 nga Orlando. Wagner me 32 pikë e Banchero me 30 u dalluan për Orlando, duke i bërë të pavlefshme 56 pikët e dyshes Doncic-James.

Boston fitoi në udhëtim ter Sacramento me rezultat   113-95. Vendimtar ishin basketbollistët që u inkuadruan nga bankina, nga të cilët u shënuan 46 pikë.

Humbje në sekondat e fundit për Milwaukee, që u mund 108-106 nga Phoenix. Kevin Durant me 38 pikë ishte lider në fushë.

Moment të mirë po kalon Indiana, që korri fitoren e pestë radhazi pas triumfit 119-103 ndaj Minnesota (Haliburton 24 pikë).

Fitoi edhe Dallas, 120-101 ndaj Brooklyn, sfidë ku diferencën në fushë e bëri Naji Marshall me 22 pikë.

Rezultatet:
Indiana – Minnesota 119-103
Orlando – Lakers 118-106
Washington – Toronto 104-112
Brooklyn – Dallas 101-120
New Orleans – Philadelphia 112-99
Denver – Chicago 119-129
Phoenix – Milwaukee 108-106
Sacramento – Boston 95-113

TË FUNDIT