Shqipëria ka shënuar fitore 3-0 ndaj Andorrës, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit, ndeshje pas së cilës përzgjedhësi Sylvinho është shprehur i kënaqur.
“Unë dhe djemtë jemi të lumtur. E meritonim fitoren që të ktheheshim në garë në grup. Çdo gjë është e shpejtë, kemi bërë mirë. Jam krenar për lojtarët. Kemi ndryshuar pak skemën dhe funksionoi shumë mirë”, ka thënë tekniku brazilian.
“Zëvendësimet varen nga ndeshja. Ndoshta ndonjë ndeshje mund të bësh 4-5. Unë mendoj se sinqerisht, nëse bën 4-5 zëvendësime, ndryshon gjithçka. Më pëlqeu edhe diçka tjetër, që e kemi respektuar ekipin e tyre, ata janë njerëz që luajnë me dëshirë dhe kemi bërë mirë. Ata kanë një bllok të ulët shumë të mirë. Dua t’i bëj komplimente Shehut i cili bëri një ndeshje të mirë, në ekuilibër. Për të vendosur një kundër një në krah, Broja është shumë i fortë. Ne mundohemi të shohim lëvizjet, Broja mund të përshtatet shumë mirë, e ka bërë edhe më parë. Hoxha nga ana tjetër, ishin skuadër që mund të hapnin ndeshjen. Për fat bëmë mirë, ata kanë bërë një ndeshje shumë të bukur”, ka shtuar Sylvinho.



