Real Madrid afër marrëveshjes me yllin e Liverpoolit
R

Real Madrid afër marrëveshjes me yllin e Liverpoolit

Real Madridi mund të jetë pranë mbylljes së marrëveshjes me përforcimin e parë të sezonit të ri. Sipas ‘The Athletic’, ‘Los Blancos’ po punojnë për të finalizuar transferimin e Trent Alexander-Arnold.

Mbrojtësi i krahut dhe ndërkombëtari anglez, 26 vjeç, është në vitin e fundit të kontratës me Liverpoolin. I njëjti burim raporton se madrilenët do të njoftojnë klubin anglez sapo marrëveshja të jetë mbyllur, diçka që ende nuk ka ndodhur.

 

Nëse marrëveshja konfirmohet, Trent Alexander-Arnold do të përjetojë për herë të parë një aventurë jashtë vendit dhe larg Liverpoolit, klubit ku ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij. Këtë sezon, anglezi ka shënuar tre gola dhe ka dhënë shtatë asistime në 39 ndeshje me Liverpoolin.

TË FUNDIT