Argjentina – Brazili, ndeshje në të cilën diçka ndodh pas 20 vitesh
A

Argjentina – Brazili, ndeshje në të cilën diçka ndodh pas 20 vitesh

Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës do të luhet klasikja e futbollit amerikano-latin, Argjentinë – Brazil, në kuadër të ndeshjeve eliminatore të Botërorit 2026. Për fat të keq, në këtë përballje të shumëpritur do të mungojnë dy protagonistë të mëdhenj, një për secilën skuadër, Lionel Messi dhe Neymar Junior.

Herën e fundit kur Argentina dhe Brazili janë përballur pa Messin dhe as Neymarin në fushë, trajneri i ‘Albiceleste-s’, Lionel Scaloni, nuk ishte tërhequr ende nga futbolli i luajtur dhe Julián Alvarez, ‘yll’ i Argjentinës, isht vetëm pesë vjeç. Kjo ndeshja e madhe do të nisë në orën 1:00, në “Monumental”, 20 vjet pas asaj nate. Ishte 29 qershori i vitit 2005, kur në finale të Kupës së Konfederatave 2005, Brazili fitoi 4-1.

Në mes janë zhvilluar 20 ndeshje midis dy ekipeve më të mëdha të Amerikës së Jugut dhe vetëm në 5 raste kanë luajtur të dy, siç thekson ‘TycSports’, ndërsa në të gjitha rastet e tjera, ka qenë të paktën njëri prej të dyve i pranishëm. Këtë herë, Leo do të mungojë për shkak të lëndimit, ndërsa Neymar nuk është ftuar, megjithëse ka rigjetur formën e tij te Santos.

TË FUNDIT