Edhe pse kualifikimi për Kampionatin Botëror përmes kualifikuesve në Evropë sapo ka filluar, tashmë dihen pesë shtetet që do të marrin pjesë në Kupën e Botës së vitit 2026.
Mikpritësve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikës dhe Kanadasë, iu bashkuan edhe dy skuadra të tjera përmes kualifikueseve.
Bëhet fjalë për Japoninë, e cila arriti ta konfirmojë këtë javën e kaluar dhe skuadra më e re, Zelanda e Re, e cila fitoi vendin e caktuar për Oqeaninë.
Zelanda e Re fitoi 3-0 ndaj Kaledonisë së Re, duke u kualifikuar kështu në Kupën e Botës për herë të tretë në historinë e saj.
Kujtojmë se duke filluar nga Botërori 2026, për shkak të rritjes së numrit të ekipeve kombëtare në 48, Oqeanisë i është dhënë një vend i garantuar në këtë garë.
Në të njëjtën kohë, Kaledonia e Re do të ketë një shans të dytë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës pasi do të luajë në play-offin ndërkontinental.
Më parë, Japonia u bë kombëtarja e parë që u kualifikua në Kupën e Botës. Pra, së bashku me tre nikoqirët, kemi pesë ekipe të ditura që tashmë mund të mendojnë për pjesëmarrje në Botëror.



