Oklahoma e Cleveland “bëjnë ligjin” në konferencat përkatëse
O

Oklahoma e Cleveland “bëjnë ligjin” në konferencat përkatëse

Oklahoma mbetet skuadra më e mirë në NBA, duke mposhtur së fundi Sacramenton me shifrat 121-105. Tjetër ndeshje e mirë e Alexander Shai, që realizoi 32 pikë.

Fitoi edhe New York, që mposhti Dallasin 128-113, ndeshje ku dyshja Anunoby-Towns realizoi 61 pikë.

Cleveland mbetet skuadra më e mirë në Lindje, duke fituar sot 122-111 ndaj Portland. Garland me 27 pikë e Jerome me 25 pikë bënë diferencën në fushë.

Detroit shënoi fitore ndaj San Antonios me rezultat 122-96, me Marcus Sasser protagonist, autor i 27 pikëve.

Rikthehet te fitorja Miami, që mundi 112-96 Golden State. Adebayo me 27 pikë ishte më i miri në fushë, ndërsa për Warriors mungoi lojtari-lider.

Fiton edhe Houston, 121-114 ndaj Atlanta, ndërsa Orlando mundi 111-104 Charlotten.

Rezultatet:
Charlotte – Orlando 104-111
Detroit – San Antonio 122-96
Miami – Golden State 112-86
New York – Dallas 128-113
Houston – Atlanta 121-114
Utah Jazz – Memphis 103-140
Portland – Cleveland 111-122
Sacramento – Oklahoma 105-121

TË FUNDIT