Argjentina ka fituar me rezultat bindës 4-1 ndaj Brazilit, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës të vitit 2026.
Argjentina kaloi në avantazh që në minutën e pestë me një gol të Julian Alvarezit.
Lojtari më i mirë i kësaj ndeshjeje, Enzo Fernandez, në minutën 12-të dyfishoi epërsinë për Albicelestët pas një aksioni të bukur kolektiv.
Në minutën e 26-të, Brazili reagoi me një gol të Matheus Cunhas, duke shpresuar për një rikthim në lojë.
Por, në minutën e 37-të Argjentina rifitoi kontrollin e plotë me një gol të Alexis Mac Allister, duke e çuar rezultatin në 3-1 para pushimit.
Giuliano Simeone në minutën e 69-të vulosi fitoren me golin e katërt, duke mos lënë asnjë shans për rikthimin e Brazilit.



