Drita e ka bërë hapin e a radhës drejt titullit të kampionit. Skuadra e trajnerit Zekirija Ramadani, në kuadër të javës së 26-të të Albi Mall Superligës së Kosovës ka shënuar fitore bindëse ndaj rivalit lokal, Gjilanit, me rezultat 4-0.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të bardhekaltërve, të cilët përveç rasteve arritën të shënojnë edhe katër golat.
Goli i parë u shënua pas vetëm 12 minutave lojë me anë të Almir Ajzerajt, i cili shënoi për 1-0, ndërsa në minutën e 17-të ishte Rron Broja që shënoi për 2-0.
Në minutën e 24-t u shënua goli i tretë me anë të Arb Manajt, i cili shënoi për 3-0, teksa ukrainasi Denys Kostyshyn (42’) dërgoi ekipet në pushim me rezultat 4-0.
Në pjesën e dytë, nuk pati shumë histori, pasi Drita e menaxhoi mirë lojën, Gjilani nuk pati shumë raste dhe portat mbeten të paprekura.
Në fakt, vendasit e gjeten e golin në minutën e fundit me anë të Albert Dabiqajt, por VAR-i e anuloi për një prekje të topit me dorë dhe ndeshja u mbyll me rezultat 4-0.
Pas kësaj fitoreje, Drita renditet në pozitën e parë me 57 pikë apo 14 më shumë se Ballkani i dyti, ndërsa Gjilani renditet i pesti me 35 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Drita udhëton te Feronikeli ’74, teksa Gjilani e pret në shtëpi Ferizajn.



