Pas derbit të Anamoravës, në të cilin Drita e mposhti Gjilanin me rezultat 4-0, sot zhvillohen edhe dy ndeshje të javës së 26-të e Superligës së Kosovës në futboll.
Suhareka e pret në shtëpi ekipin e Malishevës, ndeshje kjo që nis nga ora 14:00.
Kurse, nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina e pret vendin e fundit në tabelë, Feronikelin ’74.
Të dielën zhvillohen edhe dy ndeshje tjera, Llapi kundër Ballkanit dhe Ferizaj ndaj Dukagjinit.



