Piloti italian i Ducati, Francesco Bagnaia, fitoi garën e Çmimit të Madh të Amerikës në MotoGP.
Ky është suksesi i parë sezonal për dy herë kampionin e botës, që ndal hegjemoninë e Marc Marquez, shokut të tij të skuadrës.
Marquez, që kishte fituar tri gara sprint e dy gara këtë sezon, u rrëzua në mesin e kësaj gare, duke mos arritur dot ta përfundojë atë. Edhe pse rikthehet në pistë, motori i tij dëmtohet, duke u detyruar të tërhiqet.
Nga kjo situatë përfiton vëllai i tij, Alex Marquez me Ducati Gresini, që u rendit i dyti. Falë 20 pikëve të fituara, ai ngjitet në krye të renditjers provizore në MotoGP me 87 pikë, një më shumë se vëllai i tij më i madh Marc.
Një paraqitje të mirë bëri edhe skuadra e VR46 (motori i Valentino Rossi), që u klasifikua në vendin e tretë me Fabio Dei Giannantonio, ndërsa shoku i tij i skuadrës Fabio Morbidelli u rendit i katërti.
Tashmë Alex Marquez kryeson renditjen pas tri garave të para, duke lënë pas të vëllanë, ndërsa Francesco Bagnaia qëndron i treti, por ngushton diferencën në 12 pikë me kryesuesin e Botërorit.



