Edon Zhegrova do të largohet në verë nga Lille në verë, megjithatë ende nuk dihet se ku do ta vazhdojë karrierën.
Gazeta “SPORT” raporton se ai është në radarët e Barcelonës, pasi e kanë monitoruar nga afër sulmuesin e Kosovës.
Skautët e Barcelonës kanë qenë veçanërisht të fokusuar te Zhegrova, të impresionuar nga paraqitjet e tij këtë sezon, në Ligën e Kampioneve, ku luajti rol kyç në fitoret ndaj Real Madrid dhe Atletico Madrid.
Talenti i tij e ka bërë atë një nga lojtarët më të spikatur të sezonit dhe Barcelona e sheh atë si një shtesë të mundshme për të forcuar sulmin e tyre.
Rikujtojmë që edhe Zhegrova ka shprehur prej kohësh admirimin e tij për klubin blaugrana.
Gjithsesi ai është i lidhur edhe me një transferim të mundshëm te Napoli.



