Oklahoma vazhdon të mbetet lidere në NBA, duke mposhtur së fundi Chicagon me rezultat 145-117, që njëherësh ishte fitorja e 10-të radhazi. 7 lojtarë të Oklahomas realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan Joe me 31 e Shai me 27 pikë.
Fitore të vështirë korri Lakers, që mundi 104-98 Houstonin. 46 pikët e ardhur nga lojtarët e bankinës bënë diferencën për ekipin kalifornian, me tre lojtarë që realizuan nga 20 pikë secili (Doncic, Smith, Vincent).
Skuadra kampione, Boston mundi Memphisin 117-103, ndeshje ku dyshja Horford-Tatum realizoi 51 pikë. Fitoi skuadra e Clippers, që mundi 96-87 Orlando, sfidë ku Leonard e Powell realizuan nga 21 pikë secili.
Fitorja e pestë radhazi për Miamin, që mundi 120-94 Washington, sfidë ku diferencën e bënë Adebayo me 28 e Herro me 27 pikë.
Rezultatet:
Charlotte – Utah Jazz 110-106
Indiana – Sacramento 111-109
Orlando – Clippers 87-96
Washington – Miami 94-120
Memphis – Boston 103-117
Oklahoma – Chicago 145-117
Dallas – Brooklyn 109-113
Lakers – Houston 104-98



